VIDEO – “Falen 36 mijë fatura të enegjisë elektrike”, ministri Karakaçi: Janë të harkut kohor 2008- 2013…

VIDEO – “Falen 36 mijë fatura të enegjisë elektrike”, ministri Karakaçi: Janë të harkut kohor 2008- 2013…

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Enea Karakaçi, ka njoftuar një nismë të re ligjore në favor të abonentëve debitorë të energjisë elektrike tek OSHEE. Përmes një publikimi në rrjetet sociale, Karakaçi ka thënë se po përgatitet një projektligj për faljen e 36 mijë faturave të harkut kohor 2008- 2013, kryesisht detyrime të prapambetura, kamatvonesa dhe gjoba.“Përmes platformës “Fol me Kryeministrin”, qytetarët kanë dërguar ankesa për gjoba të vendosura në faturat e energjisë elektrike gjatë periudhës 2008–2013. Janë rreth 36 mijë fatura të energjisë elektrike, të cilat u konstatuan që janë të padrejta. Për këtë qëllim do të miratojmë një ligj të posaçëm për faljen e këtyre detyrimeve. Dëgjimi i qytetarëve, transparenca dhe zgjidhja e problematikave të tyre mbeten në qendër të angazhimit tonë.”, shkruan Karaçai...