Njoftimi për krijimin e partisë së re, “Studentët n’Protestë”: Nuk jemi pjesë e saj, s’është në emrin tonë
pamje nga protesta e studenteve TIRANË- Një ditë pas njoftimit për krijimin e një partie të re politike, kanë reaguar “Studentët n’Protestë”. Përmes një deklarate për mediat, studentët theksojnë se nuk janë pjesë e asnjë partie politike dhe as nuk kanë formuar një të tillë. Ata rikujtojnë se prej nisjes së protestave më 31 maj kanë qenë në mbështetje të saj dhe të kërkesave të ngritura. Studentët shprehen se respektojnë të drejtën e gjithsecilit për të ndërmarrë iniciativa politike, teksa sqarojnë se asnjë veprim i tillë nuk mund të bëhet në emrin e tyre. Deklarata e plotë: Studentet n’Protestë, si një komunitet studentësh i krijuar në protestë, deklaron se nuk është pjesë e asnjë partie politike! Nga 31 maji, e deri sot, ne, Studentët n’Protestë, kemi...
Burimi:
zeri.ai