Presidentja e Kosovës, Shiroka-Pula: Duam trajtim të barabartë në rrugën drejt integrimit evropian!
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka kërkuar trajtim të barabartë për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se ky proces nuk duhet të jetë selektiv. Gjatë pjesëmarrjes në Iniciativën Brdo-Brijuni, që po zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ajo theksoi se bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe perspektiva evropiane janë vendimtare për stabilitetin e rajonit. “Një Ballkan Perëndimor më i integruar është një Evropë më e fortë. Integrimi evropian nuk mund të jetë selektiv. Të gjitha vendet duhet të përparojnë paralelisht drejt anëtarësimit, mbi bazën e meritave dhe kritereve, pa lënë askënd prapa”, tha ajo. Shiroka Pula u ndal edhe te përjashtimi i Kosovës nga Forumi i Zgjerimit të BE-së, i mbajtur më 16 nëntor...
Burimi:
javanews.al