E pazakontë në futbollin shqiptar, lojtari kafshon kundërshtarin në ndeshjen Pogradec-Iliria! Ndëshkohet me karton të kuq

E pazakontë në futbollin shqiptar, lojtari kafshon kundërshtarin në ndeshjen Pogradec-Iliria! Ndëshkohet me karton të kuq

Një episod i pazakontë ka shoqëruar ndeshjen mes Pogradecit dhe Ilirisë. Santiago Selmani, futbollisti i Ilirisë, ka kafshuar Mateo Shanajn gjatë lojës, duke bërë që gjyqtari Silvio Dyrmishi t’i tregojë menjëherë kartonin e kuq. Vendimi ka shkaktuar protesta të ashpra nga futbollistët e Ilirisë, ndërsa situata ka përfunduar edhe me përjashtimin e trajnerit Dritan Smajlaj. Për shkak të tensioneve, takimi është ndërprerë për disa minuta, përpara se të rifillonte. Pogradeci ka përfituar nga superioriteti numerik për të kaluar në avantazh, ndërsa episodi i ndodhur në fushë ka rikthyer në vëmendje rastin e famshëm të Luis Suarez, i cili kafshoi Giorgio Chiellinin gjatë Kupës së Botës 2014.