Pogradeci mund Ilirinë, moti shtyn Flamurtari- Besa

Pogradeci mund Ilirinë, moti shtyn Flamurtari- Besa

U laujt vetëm sfida Pogradeci- Iliria për javën e 12 në Kategori të Parë. Takimi u mbyll 3-0 për liqenorët që tashmë me Dritan Memhetin në pankinë kanë kapur kreun e rënditjes. Takimi Flamurtari- Besa është shtyrë dhe sipas njoftimit të FSHF-së pritet të luhet në një datë tjetër. Njoftimi i FSHF: Flamurtari-Besa, ndeshja e parashikuar të zhvillohej ditën e sotme prej orës 16:00 në stadiumin “Flamurtari”, për shkak të kushteve atmosferike është shtyrë. Departamenti i Garave në FSHF pritet të vendosë për datën e re të zhvillimit të kësaj ndeshjeje, për llogari të javës së 12-të të Kategorisë së Parë./Sportim.al/ Post navigation