Protestat/ Qeveria miraton kompensimin e dëmeve nga shteti, fatura në fund shkon në ‘xhepin’ e përgjegjësit

Protestat/ Qeveria miraton kompensimin e dëmeve nga shteti, fatura në fund shkon në ‘xhepin’ e përgjegjësit

pamje nga protestat e zhvilluara ne tirane TIRANË- Qeveria ka miratuar një akt normativ që parashikon kompensimin nga shteti të dëmeve materiale të shkaktuara ndaj pronës nga aktet e dhunës gjatë tubimeve dhe protestave. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, këtë të premte, zbatimi i këtin nuk akti normativ nuk cenon  lirinë e tubimit paqësor, por kërkon të sigurojë kompensimin efektiv të dëmeve të shkaktuara ndaj pronës nga aktet e dhunës gjatë tubimeve. Në vendim theksohet se shteti mund të kompensojë paraprakisht, në masë të plotë ose të pjesshme, dëmet e pronës së të dëmtuarve persona fizikë, si dhe të personave juridikë me aktivitet tregtar nën 14 milionë lekë në vit, të shkaktuara nga aktet e dhunës gjatë tubimeve. Më pas, sipas aktit, paratë do...