VELIAJ NUK DORËZOHET! Pas 3 rrëzimeve, çon SPAK-un në Kushtetuese
Erion Veliaj nuk tërhiqet nga beteja ligjore kundër SPAK-ut. Kryebashkiaku i Tiranës i është drejtuar për herë të radhës Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar rrëzimin e tre vendimeve të gjykatave që nuk pranuan pretendimet e tij për shkelje procedurale gjatë hetimeve të Prokurorisë së Posaçme. Sipas regjistrit zyrtar të Gjykatës Kushtetuese, çështja i është caktuar si relator gjyqtarit Asim Vokshi. Veliaj kërkon shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën të vendimit të GJKKO-së të 1 shtatorit 2025, vendimit të Apelit të Posaçëm të 20 tetorit 2025 dhe vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të 19 shkurtit 2026. Të tria këto vendimmarrje kanë rrëzuar kërkesat e kryebashkiakut për konstatimin e shkeljeve procedurale dhe pavlefshmërinë e veprimeve hetimore të SPAK-ut në kuadër të procedimit penal nr. 27...
Burimi:
ntv.al