Në gjyq për fshehje të ardhurash? Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen: Dinjitetin tim do ta mbroj…

Në gjyq për fshehje të ardhurash? Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen: Dinjitetin tim do ta mbroj…

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka reaguar publikisht për herë të parë pasi Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet ndaj saj dhe dërgoi dosjen për gjykim, nën akuzën e fshehjes së të ardhurave. Ajo mohon çdo shkelje dhe deklaron se të gjitha të ardhurat e saj vijnë nga aktiviteti artistik dhe janë të deklaruara pranë autoriteteve tatimore. Përmes dy postimeve në rrjetet sociale, Myrtezaj paralajmëroi se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj personave që, sipas saj, shpikin ose përhapin informacione të pavërteta për të. Këngëtarja theksoi se ka zgjedhur të heshtë deri tani, por nuk do të lejojë që emri i saj të përdoret për përfitime apo klikime. Ajo pretendon se nuk ka fshehur asnjë të ardhur dhe se paratë e siguruara nga koncertet dhe veprimtaria artistike janë...