Monika Kryemadhi zbulon surprizën: Sot më thirrën të firmos kontratën me Top Channel

Monika Kryemadhi zbulon surprizën: Sot më thirrën të firmos kontratën me Top Channel

Monika Kryemadhi rikthehet sërish në ekranin e Top Channel, këtë herë si opinioniste e edicionit të gjashtë të “Big Brother VIP Albania”. Lajmin e ka konfirmuar vetë Kryemadhi gjatë një interviste në emisionin “Shqipëria Live”, me moderatoren Sidorela Gjoni, ku ka zbuluar se është thirrur për të firmosur kontratën. “Unë them që dëshirë kam të jem, sepse kam kaluar shumë mirë… Sot më thirrën për të firmosur kontratën dhe je e para që po e bëj këtë njoftim”, u shpreh Kryemadhi. Ajo nuk e ka fshehur entuziazmin për rikthimin në formatin televiziv, duke e konsideruar këtë eksperiencë një privilegj, pavarësisht angazhimit që kërkon. “Jam shumë e kënaqur, pavarësisht se kërkon impenjim, por është një staf shumë i mirë dhe është gjithashtu një lloj privilegji për...