Monika Lubonja: Protestoni, por mos na shqetësoni Skënderbeun dhe Ismail Qemalin!
Në prag të festave të Nëntorit, edhe aktorja Monika Lubonja ka vendosur t’u drejtohet protestuesve, por me një shqetësim disi të ndryshëm nga ato që prej javësh artikulohen në sheshet e Tiranës. Aktorja është e shqetësuar për monumentet e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, për të cilat kërkon respekt dhe mirënjohje. “Të dashur protestues, e drejta për të protestuar është e shenjtë. Zëri juaj duhet dëgjuar, pakënaqësia juaj duhet shprehur”, shkruan Lubonja, duke vijuar me një apel për të mos cenuar monumentet historike. “Mos i mbuloni sytë e historisë sonë. Mos i plagosni simbolet që duhet të na bashkojnë”, shprehet aktorja. Sigurisht, respekti për monumentet kombëtare është një kërkesë e arsyeshme. Por edhe liria, dinjiteti dhe e drejta për të kundërshtuar pushtetin janë pjesë e trashëgimisë...
Burimi:
argjiroja.net