LIVE Shorti  Euro U-21/ Merr fund pritja, Shqipëria gati të njohë kundërshtarët

LIVE Shorti Euro U-21/ Merr fund pritja, Shqipëria gati të njohë kundërshtarët

Vëmendja e futbollit shqiptar është sot në Beograd, ku në orën 18:30 do të hidhet shorti i fazës finale të Kampionatit Europian U-21, që do të zhvillohet në vitin 2027 në Shqipëri dhe Serbi. Shqipëria U-21, e drejtuar nga trajneri Alban Bushi, do të mësojë tre kundërshtarët e saj në fazën e grupeve, në një kompeticion historik për futbollin shqiptar. Kuqezinjtë janë pjesë e turneut si një nga dy vendet organizatore dhe janë pozicionuar në Vazon 4. Një detaj i rëndësishëm i shortit është se Shqipëria do ta nisë garën nga pozicioni B1, në Grupin B. Për këtë arsye, kuqezinjtë nuk mund të përballen në grup me Belgjikën, Çekinë apo Serbinë, të cilat ndodhen gjithashtu në Vazon 4. Serbia, si vend organizator, është pozicionuar në...