Europiani, Duka pas shortit: Rast ideal për vendin tonë

Europiani, Duka pas shortit: Rast ideal për vendin tonë

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka komentuar rëndësinë e organizimit të Kampionatit Europian U-21 2027 dhe pjesëmarrjen historike të Shqipërisë në këtë kompeticion, pas hedhjes së shortit në Beograd. “Jam shumë i lumtur që përfaqësoj futbollin shqiptar në një event shumë të rëndësishëm për futbollin europian në përgjithësi. Kampionati Europian U-21 është kompeticioni i dytë më i rëndësishëm që organizon UEFA për ekipet kombëtare, pas atij të ekipeve A. Për Shqipërinë gjithashtu është hera e parë që ne marrim përsipër të organizojmë një kompeticion të niveleve kaq të larta. Në qershor, kur do të luhet ky kampionat, ndeshjet e klubeve do të kenë përfunduar dhe e gjithë vëmendja e opinionit futbollistik europian dhe më tej do të përqendrohet në Shqipëri dhe Serbi për të ndjekur...