PS nuk e do Spiropalin as t’i ulet afër, i caktojnë vendin në fund të sallës nga ana e opozitës
Ish-ministrja Elisa Spiropali ka ndryshuar vendin e saj në sallën e Kuvendit, pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PS-së. Ajo pritet të ulet tashmë në krahun ku qëndrojnë deputetët e opozitës dhe ata të pavarur, së bashku me disa ish-kolegë të saj socialistë. Gjatë seancës plenare të ditës së sotme, Spiropali nuk ka marrë pjesë dhe as nuk është parë në ambientet e Parlamentit. Ajo u përjashtua fillimisht nga forumet drejtuese të PS-së gjatë mbledhjes së Asamblesë në Gjirin e Lalzit, ndërsa dy ditë më parë u njoftua edhe vendimi për largimin e saj nga grupi parlamentar.
Burimi:
argjiroja.net