Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

Pas protestave, Spahiu zbulon emrat e 10 partive të reja: Përçarja e opozitës do të forcojë dyshen Rama-Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu ka folur për krijimin e partive të reja politike pas protestave, duke zbuluar emrat e 10 lëvizjeve që, sipas tij, kanë nisur procedurat për t’u kthyer në subjekte politike. I ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Frontline” në Report TV, Spahiu publikoi emrat e 10 partive që sipas tij, kanë nisur procedurat për krijimin e partive të reja politike. “Do ta jap votën për partinë e studentëve. Nuk do të krijohet një parti e vetme, por kanë filluar procedurat për krijimin e 10 partive. Kam publikuar fakte dhe emrat e partive. Në këto ditë, pas partisë shqiptare ‘Të Bashkuar për Shqipërinë’, janë edhe Partia e Diasporës së Lirë, partia nacionaliste, partia islamiste, levizja e listës studentore, partia e flamingove, partia ambientaliste...