VIDEO/ Berisha-Gonxhes: Krim i shëmtuar! 30 mln euro sponsorizime në duart e hajdutit numër 3 pas Ramës dhe Lubisë
Kryetari i PD-së Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj ministrit Blendi Gonxhja, për projektligjin e sponsorizimeve në sport. Berisha e cilësoi si ‘krim të shëmtuar’ dhënien e administrimit të 30 milionë eurove të sponsorizimeve ministrit, të cilin e akuzoi për abuzime të mëdha me fondet publike. Berisha renditi rastet ku Gonxhja është i përfshirë në korrupsion, nga rikonstruksioni i ndërtesës së drejtorisë dhe blerja e pishave të Bashkisë, te pagesat nga inceneratori i Tiranës dhe një tender prej 1.8 miliardë lekësh nga AKSHI. Ai e cilësoi ministrin si ‘hajdutin numër tre pas Ramës dhe Lubi Ballukut’, duke paralajmëruar se çështjet e përmendura prej tij do të ndiqen në prokurori. Kreu i PD-së theksoi se opozita nuk është kundër sponsorizimit të sportit dhe kulturës,...
Burimi:
syri.net