“Ma dha truri”/ Kush është i dënuari që sulmoi policin brenda burgut të Burrelit, efektivi me 6 qepje në kokë (Emrat)
Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në burgun e sigurisë së lartë të Burrelit, ku një i dënuar ka dhunuar një efektiv policie. Mësohet se i dënuari është Dritan Imeri, i cili po vuan një dënim me 25 vite burg në këtë institucion izolimi. Ndërkohë punonjësi i policisë së burgjeve i dëmtuar është Agron Bebja, i cili pas dhunës, ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Raportohet se gjatë natës, i dënuari ka kërkuar të shkojë në tualet. Por sapo efektivi ka hapur derën e qelisë, Imeri e ka goditur në kokë me një objekt të fortë. Në ndihmë të punonjësit ka ndërhyrë edhe një efektiv tjetër i policisë së burgjeve. Raportohet se efektivi ka 6 qepje në kokë....
Burimi:
javanews.al