Aksident rrugor në Roskovec, plagosen dy këmbësorë, shoqërohet drejtuesi i mjetit! (VIDEO)
Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 17:30 në fshatin Strum, në Roskovec, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë. Mësohet se automjeti drejtohej nga një 39-vjeçar, ndërsa të dëmtuarit janë një 67-vjeçar dhe një 62-vjeçare. Si pasojë e përplasjes, të dy këmbësorët kanë pësuar dëmtime dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit Fatjon Begaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier për veprime të mëtejshme procedurale.
Burimi:
javanews.al