AKU ‘zbarkon’ në Fier, bllokon mbi 2 tonë mish dhe gjiro, gjobë 1 milion lekë
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 2 089 kilogramë produkte ushqimore në një subjekt të përpunimit të mishit në Fier, pas konstatimit të një sërë shkeljesh higjieno-sanitare dhe mungesës së dokumentacionit të nevojshëm për gjurmueshmërinë e produkteve. Sipas njoftimit të AKU-së, sasia e bllokuar përfshin 1.629 kilogramë produkt gjiro, 100 kilogramë dhjamë derri dhe 360 kilogramë kima mish pule, të cilat do të asgjësohen. Për këtë subjekt, është vendosur një gjobë prej 1 milion lekësh, si dhe është ndërprerë pjesërisht aktiviteti në ambientet ku janë konstatuar problematikat. AKU bën me dije se kontrolli është kryer në bashkëpunim me strukturën e Krimit Ekonomik të Policisë së Fierit, pas informacionit të përcjellë nga Prokuroria. Gjatë inspektimit në këtë subjekt janë evidentuar mungesa të kushteve higjieno-sanitare dhe të...
Burimi:
javanews.al