AKU inspekton 160 subjekte dhe vendos 8 gjoba me vlerë 1,46 mln lekë, bllokohet edhe 2 ton mish!

AKU inspekton 160 subjekte dhe vendos 8 gjoba me vlerë 1,46 mln lekë, bllokohet edhe 2 ton mish!

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontrolle në 160 subjekte ushqimore gjatë dy ditëve në të gjithë vendin. Nga inspektimet janë vendosur 8 masa administrative me gjobë në vlerën totale 1.460.000 lekë dhe 9 masa me paralajmërim. Në Fier, në një subjekt të përpunimit të mishit, janë bllokuar 2.089 kilogramë produkte me destinacion asgjësimin. Kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë evidentuar shkelje të kushteve higjieno-sanitare, mungesë të gjurmueshmërisë së produkteve dhe moszbatim të sistemit të vetëkontrollit HACCP në disa subjekte ushqimore në qarqe të ndryshme të vendit. Sipas njoftimit të AKU-së, gjatë dy ditëve trupat inspektuese kanë kontrolluar 160 subjekte, nga të cilat 50 me origjinë shtazore, 78 me origjinë joshtazore dhe 32 subjekte MBIB. Në përfundim të kontrolleve janë vendosur 9 masa administrative...