Hidhet shorti i Europianit U21, Shqipëria në grupin e “ferrit”, mes dy gjigantëve dhe Finlandës!

Hidhet shorti i Europianit U21, Shqipëria në grupin e “ferrit”, mes dy gjigantëve dhe Finlandës!

Është hedhur në Beograd shorti për fazën finale të Kampionatit Europian U21 2027, që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi nga 16 qershori deri më 3 korrik. Shqipëria U21 është vendosur në Grupin B, ku do të përballet me Spanjën, Italinë dhe Finlandën. Një grup me kundërshtarë të fortë për kuqezinjtë, të cilët do të synojnë të bëjnë paraqitje sa më të mira në turneun që do të organizohet edhe në vendin tonë. Në Grupin A bëjnë pjesë Serbia, Anglia, Franca dhe Polonia. Grupi C përbëhet nga Portugalia, Kroacia, Greqia dhe Çekia, ndërsa në Grupin D janë Gjermania, Holanda, Norvegjia dhe Belgjika. Europiani U21 do të luhet në Shqipëri dhe Serbi, me 16 përfaqësuese të ndara në katër grupe. Dy skuadrat e para të...