Presidenti Duka në ceremoninë e shortit të EURO U-21 2027: Një kompeticion historik për futbollin shqiptar dhe një mundësi për promovimin e Shqipërisë
Gjatë ceremonisë së hedhjes së shortit të Kampionatit Europian U-21 2027, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka mbajtur një fjalë përshëndetëse, ku ka vlerësuar rëndësinë e këtij kompeticioni për futbollin shqiptar dhe mundësinë historike që ai përfaqëson për Shqipërinë, e cila do të jetë bashkëorganizatore e këtij eventi madhor së bashku me Serbinë. Presidenti Duka e ka cilësuar organizimin e EURO U-21 2027 si një mundësi të jashtëzakonshme për të promovuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se gjatë muajit qershor 2027 vëmendja e futbollit europian do të përqendrohet te Shqipëria dhe Serbia. “Jam shumë i lumtur që përfaqësoj futbollin shqiptar në një event shumë të rëndësishëm për futbollin europian në përgjithësi. Kampionati Europian U-21 është kompeticioni i dytë më i rëndësishëm...
Burimi:
sportekspres.com