Kategoria e Parë/ Java e 12-të luhet të premten dhe të shtunën, spikasin Pogradeci – Iliria dhe Flamurtari – Besa

Kategoria e Parë/ Java e 12-të luhet të premten dhe të shtunën, spikasin Pogradeci – Iliria dhe Flamurtari – Besa

Kampionati i Kategorisë së Parë vijon këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 12-të, të cilat do të zhvillohen në dy ditë, më 27 dhe 28 nëntor. Programi i kësaj jave nis të premten me dy përballje interesante. Në orën 13:30, Pogradeci pret Ilirinë, në një duel mes dy skuadrave që janë në pjesën e sipërme të renditjes, ndërsa në orën 16:00, në Vlorë, Flamurtari përballet me Besën. Të shtunën, më 28 nëntor, do të luhen katër ndeshjet e tjera të javës, të gjitha në orën 13:30; Besëlidhja – Kukësi, Oriku – Korabi, Sopoti – Bylis dhe Kastrioti – Burreli. Gjashtë përballjet e javës së 12-të do të sjellin një tjetër mundësi për skuadrat që të kërkojnë rezultate pozitive dhe të konsolidojnë pozitat e tyre...