Ku do të udhëtojnë shqiptarët për festat? Nga fundjava 55 euro në Korçë, te pushimet 2,700 euro në Tajlandë

Ku do të udhëtojnë shqiptarët për festat? Nga fundjava 55 euro në Korçë, te pushimet 2,700 euro në Tajlandë

Nga një fundjavë në Korçë për 55 euro, te katër ditë në Paris për afro 600 euro apo një udhëtim në Tajlandë për 2,700 euro, festat e Nëntorit kanë vënë në lëvizje tregun e udhëtimeve në Shqipëri. Këtë vit, kalendari favorizon si konsumatorët, ashtu edhe bizneset e turizmit. Me 28 dhe 29 Nëntorin që përkojnë me fundjavën dhe zhvendosjen e pushimit zyrtar në 30 nëntor dhe 1 dhjetor, shqiptarët kanë katër ditë të njëpasnjëshme pushimi, pa konsumuar asnjë ditë nga leja vjetore. Nga një vëzhgim i “Monitor” i ofertave të publikuara nga operatorët turistikë, pjesa më e madhe e programeve është ndërtuar rreth udhëtimeve dy deri në katërditore, ndërsa gama e çmimeve dhe destinacioneve mbulon kategori të ndryshme të fuqisë blerëse. Stambolli dhe Italia kanë...