Moti i keq/ Reshjet e shiut në Shkodër, probleme me energjinë në disa bashki, ndërhyrje edhe në aksin Qafë Thorë-Theth!
Reshjet e shiut vijojnë në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër, ndërsa në disa zona janë evidentuar ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike. Sipas përditësimit të Prefekturës së Shkodrës, të publikuar në orën 12:00 të datës 26 nëntor, situata paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme dhe deri më tani nuk raportohen problematika madhore. Në Bashkinë Shkodër, grupet e punës janë në terren dhe në gatishmëri, duke vijuar pastrimin e konetave me qëllim garantimin e kullimit të ujërave të shiut. Problematika me furnizimin me energji elektrike raportohen në Bashkinë Malësi e Madhe, ku janë evidentuar ndërprerje të herëpashershme në zonat e Kelmendit dhe Kastratit. Megjithatë, prurjet e lumenjve nuk paraqesin shqetësime. Ndërkohë, në Bashkinë Vau i Dejës raportohen probleme me furnizimin me energji elektrike në pothuajse të gjitha...
Burimi:
javanews.al