Urdhër- ndalimi për Vinçesk Pirolin, Policia e Shkodrës dyshon se është i përfshirë në ekzekutimin e ish- policit
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, në bashkëpunim me prokurorin e çështjes, në vijim të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më 04.08.2025, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Frrok Lleshaj, kanë vijuar veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin ligjor të autorëve të dyshuar.Në bazë të provave të siguruara gjatë hetimeve, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit Kristian Ymeri dhe Vinçesk Piroli, të dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.Shtetasi Kristian Ymeri është aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale, ndërsa...
Burimi:
sarandanews.com