GJKKO jep vendimin, ja sa dënohet nëna e Monika Kryemadhit por mosha e saj e favorizon…

GJKKO jep vendimin, ja sa dënohet nëna e Monika Kryemadhit por mosha e saj e favorizon…

Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin për tre të pandehurit në fraksionin e dosjes Meta-Kryemadhi, Fatime Kryemadhin, Piro Xhixhon dhe Ema Çokun.Fatime Kryemadhi është dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi është reduktuar në 5 vite. Megjithatë, për shkak të moshës, gjykata ka vendosur pezullimin e ekzekutimit të dënimit dhe kalimin e saj në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.Ndërkohë, Piro Xhixho është shpallur i pafajshëm, ndërsa Ema Çoku është dënuar për veprën penale të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës.Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit, ishte marrë e pandehur për veprën penale të pastrimit të parave, të kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve të SPAK, ajo dyshohej se kishte përdorur shuma të konsiderueshme parash cash...