GJKKO jep vendimin, kryebashkiaku i Vau Dejësit do të kryejë në 100 orë pune në interes publik…
Gjykata e Posaçme ka dënuar këtë të enjte kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli me 100 orë punë në interes publik i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhjeNë 12 nëntor SPAK dha pretencën për Shkrelin, të cilin e akuzon për korrupsion aktiv në zgjedhje. Prokuroria e Posaçme kërkoi që Shkreli të shpallet fajtor dhe të dënohet me 1 vit burg, si dhe t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vjet.Sipas SPAK-ut, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, Shkreli u premtoi zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë e Vaut të Dejës, ndërtimin e një linje elektrike në këmbim të votës për Partinë Socialdemokrate.Më herët Shkreli ka deklaruar se nuk ka ofruar apo premtuar asnjë përfitim në këmbim...
Burimi:
sarandanews.com