Serbia merr në dorëzim të gjitha bisedat e grupeve kriminale në Sky ECC

Serbia merr në dorëzim të gjitha bisedat e grupeve kriminale në Sky ECC

foto ilustruese SERBI-Prokuroria e Përgjithshëm në Serbi ka siguruar dorëzimin nga Prokuroria e Francës të të gjithë bisedave të enkriptuara të grupeve kriminale të regjistruara në platformën Sky ECC. Lajmi u bë publik nga gazeta serbe “Danas”. Takimi mes prokurorëve të Zyrës së Prokurorit të Lartë të Serbisë dhe kryeprokurorit francez për krimin e organizuar u mbajt në Paris në qershor të këtij viti. Marrëveshja siguron transferimin e të dhënave drejt autoriteteve serbe dhe u ra dakord që të gjitha provat që lidhen me Republikën e Serbisë do të siguroheshin dhe asnjëra prej tyre nuk do të fshihej. Ky veprim i Prokurorisë së Lartë Publike të Serbisë u bë për shkak se dyshohet se Ministria e Brendshme e Serbisë ka mbajtur të fshehtë pjesë të...