Korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon me punë në komunitet kryebashkiakun e Vaut të Dejës

Korrupsion në zgjedhje, GJKKO dënon me punë në komunitet kryebashkiakun e Vaut të Dejës

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor kryebashkiakun e Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, për veprën penale të korrupsionit aktiv në zgjedhje, duke e dënuar përfundimisht me 100 orë punë në interes publik. Vendimi vjen pas një procesi gjyqësor të zhvilluar me procedurë të zakonshme, ku SPAK kishte kërkuar dënimin e Shkrelit me një vit burg. Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar gjithashtu vendosjen e masës plotësuese të ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë pesëvjeçare. Megjithatë, në përfundim, gjykata vendosi që dënimi ndaj kryebashkiakut të ishte vetëm 100 orë punë në komunitet. Sipas hetimeve të SPAK, Kristian Shkreli dyshohet se u ka premtuar dhe ofruar banorëve të fshatit Stajkë përfitime materiale, konkretisht ndërhyrje për ndërtimin e rrjetit elektrik, në këmbim të votave për Partinë...