Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet 27-vjeçari
Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri në automjetin e tij. I riu, me inicialet K. H., banues në Tiranë, u ndalua në rrugën “Dine Hoxha”, ndërsa gjatë kontrollit të automjetit tip “Range Rover”, në kroskot iu gjet një pistoletë së bashku me municion luftarak. Arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa 27-vjeçari do të përballet me akuzën për armëmbajtje pa leje.
Burimi:
javanews.al