Korrupsioni zgjedhor, dënohet me 1 vit burg kryebashkiaku i Vaut të Dejës, i konvertohet në 100 orë punë publike
Gjykata e Posaçme shpalli fajtor kryebashkiakun e Vaut të Dejës Kristian Shkreli për korrupsion aktiv në zgjedhje duke e dënuar përfundimisht me 100 orë punë në komunitet. SPAK kishte kërkuar 1 vit burg në pretencën e saj në përfundim të konkluzioneve pas një gjykimi me procedurë të zakonshme. Gjithashtu, Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar që ndaj tij të vendoset edhe masa plotësuese e ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike për një periudhë 5-vjeçare, por përfundimisht Shkreli u dënua vetëm me punë në komunitet. Sipas SPAK, ai dyshohet se u ka premtuar dhe ofruar banorëve të fshatit Stajkë përfitime materiale, konkretisht ndërhyrje për ndërtimin e rrjetit elektrik, në këmbim të votave për Partinë Socialdemokrate (PSD) të Tom Doshit, akuza që kryebashkiaki i ka mohuar vazhdimisht, duke...
Burimi:
syri.net