No Image Available

“Nuk na i kërkon zysha”/ Rama ironizon Brukselin dhe premton anëtarësimin në BE

Kryeministri Edi Rama ka vendosur vitin 2027 si objektivin kryesor të Shqipërisë për përmbushjen e detyrimeve drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Gjatë një konference të përbashkët me komisioneren europiane për Zgjerimin, Marta Kos, në Tiranë, Rama deklaroi se qeveria nuk do të lërë asnjë detyrë pa përmbushur. Me një batutë drejtuar komisioneres, kryeministri tha se reformat nuk bëhen thjesht sepse i kërkon Brukseli, por për të ardhmen e vendit dhe të brezave të rinj. “Jo se na i kërkon zysha që kam në krah, por sepse na i kërkon e nesërmja e fëmijëve tanë dhe e vendit tonë”, u shpreh Rama. Një tjetër çështje e ngritur ishte ulja e tarifave të roaming-ut për qytetarët dhe bizneset e Ballkanit Perëndimor. Sipas kryeministrit, synimi është që gjatë...