TIA thyen rekordin e vitit 2025 në vetëm 10 muaj, mbi 12 milionë pasagjerë

TIA thyen rekordin e vitit 2025 në vetëm 10 muaj, mbi 12 milionë pasagjerë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka tejkaluar në vetëm 10 muaj të vitit 2026 numrin e përgjithshëm të pasagjerëve të regjistruar gjatë gjithë vitit 2025, duke vendosur një rekord të ri historik në transportin ajror shqiptar. Sipas të dhënave të siguruara nga Ekofin.al, gjatë muajit tetor 2026 aeroportin e kanë përdorur 1,229,258 pasagjerë, me një rritje prej 17.2% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë, kur u regjistruan 1,048,706 pasagjerë. Kështu, gjatë tetorit të këtij viti aeroportin e kanë përdorur mbi 180 mijë pasagjerë më shumë se vitin e kaluar, duke konfirmuar vijimin e ritmeve të larta të rritjes së trafikut ajror edhe pas përfundimit të sezonit veror. Mbi 12 milionë pasagjerë në 10 muaj Për periudhën janar–tetor 2026, numri i përgjithshëm...