Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe dy maska silikoni, prangosen 4 persona në Fier dhe Lushnje (Emrat)

Sekuestrohen 6 armë zjarri dhe dy maska silikoni, prangosen 4 persona në Fier dhe Lushnje (Emrat)

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë në qarkun e Fierit, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni të zhvilluar në tri faza në Fier dhe Lushnjë. Gjatë kontrolleve, policia ka sekuestruar kokainë, katër armë zjarri, dy armë gjahu, municion luftarak dhe dy maska silikoni, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve kriminale. Në pranga kanë rënë Suad Mernica, Zija Troka, Endrit Troka dhe Misir Blliku. Në fazën e parë të operacionit, policia arrestoi në Fier një 42-vjeçar, i cili drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjatë kontrollit, efektivët i gjetën kokainë dhe dy maska silikoni. Në fazën e dytë, gjithashtu në Fier, policia arrestoi babë e bir, përkatësisht 60 dhe 25 vjeç. Në banesën e tyre,...