Asnjë minutë në 5 ndeshjet e fundit dhe ngroh stolin, mbrojtësi lë Real që në janar dhe rikthehet në Premier

Asnjë minutë në 5 ndeshjet e fundit dhe ngroh stolin, mbrojtësi lë Real që në janar dhe rikthehet në Premier

27 Nëntor 2026 12:10 Telesport Katër vite e gjysmë pas largimit nga “Stamford Bridge”, Antonio Rüdiger mund të rikthehet për të veshur fanellën e Chelsea. Raportohet se klubi londinez po shqyrton mundësinë e rikthimit të mbrojtësit gjerman në Premier League, që në merkaton e janarit, duke përfituar nga situata e tij aktuale te Real Madrid. 33-vjeçari ka regjistruar gjithsej 189 paraqitje për ‘Los Blancos’, por së fundmi ka pasur gjithnjë e më pak hapësira nën drejtimin e José Mourinho. Gjermani nuk ka luajtur asnjë minutë në pesë ndeshjet e fundit të La Liga, duke u aktivizuar vetëm në Champions League. Për më tepër, duke qenë se kontrata e tij skadon në qershor të vitit 2027, Chelsea mund ta afrojë 33-vjeçarin për një shifër modeste, që...