Mourinho, i prerë me Vinicius: Nëse nuk i pëlqen të ulet në stol, është problemi i tij

Mourinho, i prerë me Vinicius: Nëse nuk i pëlqen të ulet në stol, është problemi i tij

27 Nëntor 2026 12:15 Alfred Lleshi Real Madridi i José Mourinhos po kalon një periudhë të shkëlqyer, me 10 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet, vendin e parë në Champions League me pikë të plota dhe vetëm tri pikë larg Barcelonës në La Liga. Një nga lajmet pozitive është rikthimi te goli i Vinicius Junior, i cili ndërpreu ndaj PSV-së një seri prej 11 ndeshjesh pa shënuar. Megjithatë, kjo nuk i garanton brazilianit vendin në formacionin titullar. Në prag të ndeshjes me Alavés, trajneri portugez vlerësoi përmirësimin e tij: “Vini është përmirësuar, gjë që është normale. Më e vështira është të fitosh vlerësimin e grupit, pavarësisht nivelit të lojës. Shokët e skuadrës e kanë ndihmuar të ndërtojë lojën e tij. Ai i do shumë ata...