RAPORTI – Rënie gurësh dhe inertesh në akset rrugore Koplik- Bogë, Dedaj- Razëm dhe Bogë- Theth

RAPORTI – Rënie gurësh dhe inertesh në akset rrugore Koplik- Bogë, Dedaj- Razëm dhe Bogë- Theth

Gjatë natës, në territorin e Qarkut Shkodër janë regjistruar reshje shiu me intensitet mesatar. Situata paraqitet e qëndrueshme dhe deri në këto momente, nga 5 bashkitë e qarkut nuk raportohen problematika të lidhura me emergjencat civile.Nga monitorimi i kryer nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, rezulton se nivelet e ujit mbeten nën kuotat e rrezikut dhe nuk raportohen problematika në veprat ujore.Në akset rrugore Koplik- Bogë, Dedaj- Razëm dhe Bogë- Theth, gjatë natës janë evidentuar rënie gurësh dhe dalje materialesh inerte në trupin e rrugës. Firmat kontraktore të mirëmbajtjes janë angazhuar në terren dhe kanë kryer pastrimin e tyre.Aktualisht, qarkullimi në të gjitha këto akse vijon normalisht, pa problematika të raportuara.Prefektura e Qarkut Shkodër vijon monitorimin e pandërprerë të situatës dhe koordinimin me bashkitë...