Shishe uji e vezë drejt Ramës, Administrativja rikthen Bardhin dhe Balliun në Kuvend pas përjashtimit 60-ditor

Shishe uji e vezë drejt Ramës, Administrativja rikthen Bardhin dhe Balliun në Kuvend pas përjashtimit 60-ditor

Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu TIRANË-Gjykata Administrative e Tiranës ka rrëzuar vendimin për përjashtimin e dy deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu me 60 ditë nga punimet e Kuvendit. Vendimi u mor nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, pasi Partia Socialiste, kërkoi përjashtimin e 2 deputetëve të Partisë Demokratike pas incidenteve që u shkaktuan në Kuvend në seancën e 8 tetorit, ku u miratua Reforma e re Territoriale. Në momentin kur do të votohej Reforma e propozuar nga PS, dy deputetët e opozitës, kanë hedhur vezë dhe ujë ndaj kryeministrit Edi Rama.  Sot Gjykata Administrative ka vendosur për shfuqizimin e vendimit të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën ndaj dy deputetëve të opozitës. Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë VENDOSI:...