Begaj takon Presidenten e Kosovës: Shqipëria mbështet integrimin evropian dhe euroatlantik të Kosovës
Në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi fillimisht një takim me Presidenten e re të Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula. Kreu i Shtetit e uroi Presidenten Shiroka-Pula për detyrën e re, duke shprehur besimin se eksperienca e saj akademike dhe profili i saj politik dhe njerëzor do të kontribuojnë në përfaqësimin me dinjitet të Kosovës dhe në forcimin e institucioneve të saj. Duke rikonfirmuar se marrëdhëniet vëllazërore me Kosovën mbeten prioriteti parësor i Shqipërisë, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh dhe të riaktivizimit të takimeve më të shpeshta të përbashkëta. Presidenti Begaj u shpreh se Shqipëria dhe Kosova duhet të jenë bashkë për të çuar përpara agjendën e përbashkët...
Burimi:
javanews.al