Vodhi në familjen mbretërore, Daily Mail: Shqiptari hyri me gomone dhe avion në Britani 3 herë në 4 vite

Vodhi në familjen mbretërore, Daily Mail: Shqiptari hyri me gomone dhe avion në Britani 3 herë në 4 vite

Një person i dyshuar për vjedhje, i akuzuar për hyrjen me forcë në pronën e Princit dhe Princeshës së Uellsit, pretendohet se është një emigrant që ka mbërritur në Britani me gomone tri herë gjatë katër viteve të fundit, shkruan Daily Mail. Arilen Ndoci, 32 vjeç, thuhet se ka mbërritur në Britani jo vetëm duke kaluar Kanalin Anglez me një gomone, por edhe në një rast tjetër duke udhëtuar me avion. Ai dhe bashkëkombësi shqiptar Mirgen Doku, 34 vjeç, akuzohen për hyrjen me forcë në Anmer Hall, në Norfolk, dhe vjedhjen e gjashtë palë manshetave dhe një ore nga shtëpia e William dhe Kate. Ministria e Brendshme britanike (Home Office) i ka përshkruar të dy personat si individë që qëndrojnë ilegalisht në Britani dhe që nuk...