Gjendet një sasi tritoli e pashpërthyer në Shkodër, ja kush ishte objektivi! Policia nis hetimet për autorët

Gjendet një sasi tritoli e pashpërthyer në Shkodër, ja kush ishte objektivi! Policia nis hetimet për autorët

Një sasi lënde plasëse, që dyshohet të jetë tritol, është gjetur e pashpërthyer mbrëmjen e kaluar në qytetin e Shkodrës. Lënda plasëse është konstatuar në portën e jashtme të banesës së Emiljan Gjonajt, në lagjen “Mark Lula”. Pas konstatimit të saj, është njoftuar policia, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke marrë masat e nevojshme të sigurisë. Zona është vënë nën kontroll, ndërsa në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe ekspertët xhenierë për trajtimin e lëndës plasëse, me qëllim shmangien e çdo rreziku për banorët dhe personat që ndodheshin pranë objektit. Shtetasi Emiljan Gjonaj, sipas burimeve nga vendngjarja, merret me ndërtim. Aktualisht, në lagjen “Mark Lula” po ndërtohet një pallat nga ana e tij dhe ekzistojnë dyshime se ngjarja mund të lidhet pikërisht me aktivitetin e...