Plani i Rritjes, Shqipëria merr fonde të tjera nga BE-ja, por Kosova dhe Serbia nuk përfitojnë!
Në Tiranë ka nisur samiti BE–Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes, me pjesëmarrjen e komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos, e cila bëri të ditur edhe mbështetjen financiare që BE do të japë për vendet e Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e saj, Marta Kos bëri me dije se Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përparime në reforma dhe do të përfitojnë mbështetje financiare. Ajo tha se Kosova, Serbia dhe Bosnja, duhet të bëjmë më shumë punë për të marrë fonde dhe për të vijuar me planin e rritjes. Mali i Zi është shteti që do të përfitojë më shumë fonde nga BE me 81 mln euro, e ndjekur nga Shqipëria me dhe më pas Maqedonia e Veriut me 79 mln euro....
Burimi:
javanews.al