Reshjet e shiut në Shkodër, probleme me gurët në akset drejt Bogës, Razmës dhe Thethit
Rënie gurësh dhe dalje materialesh inerte në trupin e rrugës janë evidentuar gjatë natës në akset Koplik–Bogë, Dedaj–Razëm dhe Bogë–Theth, në Qarkun e Shkodrës. Firmat kontraktore të mirëmbajtjes kanë ndërhyrë në terren dhe kanë kryer pastrimin e rrugëve, ndërsa aktualisht qarkullimi në të tre akset vijon normalisht. Ndërkohë, pavarësisht reshjeve të shiut me intensitet mesatar gjatë natës, situata në territorin e Qarkut Shkodër paraqitet e qëndrueshme. Nga pesë bashkitë nuk raportohen problematika të lidhura me emergjencat civile. Sipas monitorimit të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Lezhë, nivelet e ujit mbeten nën kuotat e rrezikut dhe nuk ka problematika në veprat ujore. Njoftimi i plotë: INFORMACION MBI SITUATËN NË TERRITORIN E QARKUT SHKODËR Gjatë natës, në territorin e Qarkut Shkodër janë regjistruar reshje shiu me intensitet...
Burimi:
javanews.al