Moti/ Dita e sotme me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin
Ditën e sotme (27 nëntor) vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu. Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në zonën jugore reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Gjatë ditës reshjet e shiut me intensitet të ulët priten të jenë prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në jug reshje shiu me intensitet mesatar e hera-herës deri të lartë në formën e rrebesheve afatshkurtra. Në lartësinë mbi 1100 metra në veri-verilindje reshje bore me intensitet të...
Burimi:
javanews.al