Seanca maratonë në Kuvend, miratohet buxheti dhe paketa fiskale. Kalojnë paketa antidhunë, donacionet e sponsorizimet

Seanca maratonë në Kuvend, miratohet buxheti dhe paketa fiskale. Kalojnë paketa antidhunë, donacionet e sponsorizimet

Pas më shumë se 14 orësh debate dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në orët e para të këtij mëngjesi buxhetin e shtetit për vitin 2027, i cili për herë të parë kalon vlerën prej 10 miliardë eurosh. Projektbuxheti mori 80 vota pro dhe 20 kundër, ndërsa të gjitha amendamentet e paraqitura nga opozita u rrëzuan nga shumica parlamentare. Seanca plenare u zhvillua në një atmosferë të tensionuar politike, ku përveç diskutimeve mbi buxhetin dhe paketën fiskale, në qendër të debatit ishin edhe aktet normative të qeverisë për tubimet, pjesë e paketës antidhunë. Opozita kundërshtoi ashpër këto ndryshime ligjore, duke i cilësuar si kufizim të së drejtës kushtetuese për protestë. Nga ana tjetër, mazhoranca argumentoi se masat synojnë parandalimin e...