Sondazhi i Zaloshnjës/ Kush është “kandidati tjetër” që del i pari në sondazh për Bashkinë e Tiranës

Sondazhi i Zaloshnjës/ Kush është “kandidati tjetër” që del i pari në sondazh për Bashkinë e Tiranës

TIRANË-Sondazhi i Eduard Zaloshnjes mbi Bashkinë e Tiranës u publikua mbrëmjen e djeshme në emisionin “Top Story”. Ai vuri në dukje një të dhënë të veçantë që lidhet me zhvendosjen e votës drejt një kandidati jashtë dy forcave kryesore politike, PS-së dhe PD-së. Sipas të dhënave të bëra publike nga Zaloshnja, rreth 33% e elektoratit të përllogaritur mund të orientohet drejt një kandidati tjetër, duke krijuar një grup të konsiderueshëm votuesish që nuk identifikohen me partitë tradicionale. Vox News ka zbuluar se kandidati të cilit i referohet kjo përqindje është kandidati i pavarur Florian Binaj.  Gjatë analizës në studio, Zaloshnja shpjegoi se në Bashkinë e Tiranës janë rreth 500 mijë banorë në moshë për të votuar, ndërsa në zgjedhjet e fundit morën pjesë rreth 300 mijë...