Sfidat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, do përballet me rrezikun për largim më masiv të ‘trurit’

Sfidat e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, do përballet me rrezikun për largim më masiv të ‘trurit’

FOTO ILUESTRUESE Shqipëria dhe vendet e tjera kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian duhet të përshpejtojnë reformat në arsim, formimin profesional dhe tregun e punës përpara anëtarësimit, për të shmangur largimin e kapitalit njerëzor dhe për të krijuar më shumë mundësi punësimi në vend. Ky ishte një nga mesazhet kryesore të Samitit Global të Aftësive 2026, zhvilluar në Torino të Italisë, ku zgjerimi i Bashkimit Europian dhe përgatitja e vendeve kandidate për integrimin në tregun europian të punës zunë një vend të rëndësishëm në diskutime. Emil Boc, kryetar i bashkisë së Cluj-Napoca dhe ish-kryeministër i Rumanisë, iu referua përvojës së vendit të tij, i cili u anëtarësua në Bashkimin Europian në vitin 2007. “Filloni të punoni përpara anëtarësimit. Nëse punoni përpara anëtarësimit, mund të shmangni...