Me 80 vota pro, Kuvendi miraton buxhetin 2027 dhe paketën fiskale

Me 80 vota pro, Kuvendi miraton buxhetin 2027 dhe paketën fiskale

votimi TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit Buxhetin e vitit 2027 me një vlerë 10 miliard euro. Buxheti mori 80 vota pro, 22 kundër dhe asnjë abstenim. Në votim rezultojnë edhe 33 deputetë të pranishëm që nuk kanë votuar. Pensionet mbeten një nga shtyllat kryesore të buxhetit 2027, me 24 miliardë lekë shtesë për dyfishimin e bonusit mujor dhe indeksimin e tyre. Përkatësisht 20 miliardë lekë për dyfishimin e bonusit mujor nga janari 2027 dhe 4 miliardë lekë për indeksimin e pensioneve, që nis më 1 prill 2027.  Kuvendi miratoi edhe pesë ligjet që përbëjnë paketën fiskale, që ulin nga 20% në 6% TVSH-në për 54 produkte ushqimore. Nga lista me TVSH të reduktuar u hoq uji...