Buxheti i shtetit për 2027-ën miratohet në Kuvend edhe në tërësi, 80 vota pro, 22 kundër dhe 1 abstenim
Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit Buxhetin e vitit 2027 me një vlerë 10 miliard euro. Buxheti mori 80 vota pro, 22 kundër dhe asnjë abstenim. Në votim rezultojnë edhe 33 deputetë të pranishëm që nuk kanë votuar.Gjatë së njëjtës seancë plenare, Kuvendi miratoi edhe pesë ligjet që përbëjnë paketën fiskale, e cila sjell ndryshime në sistemin e taksave, përfshirë uljen në 6% të TVSH-së për 54 produkte ushqimore dhe higjienike.Miratimi i paketës fiskale u shoqërua me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetët e opozitës votuan kundër, duke e cilësuar paketën si të pamëshirshme, ndërsa mazhoranca rrëzoi të gjitha amendamentet e paraqitura prej tyre.Gjatë seancës maratonë, mazhoranca mbrojti buxhetin duke argumentuar se ai garanton më shumë investime...
Burimi:
sarandanews.com