No Image Available

ELISA TANI ESHTE E LIRE/ RAMA: DEBATET NE JETEN POLITIKE JANE SI ERA, TE FORCOJNE

Kryeministri Edi Rama ka komentuar përplasjen me Elisa Spiropalin, duke deklaruar se ajo tashmë është e lirë në jetën e saj politike dhe nuk është më e detyruar të ndjekë atë apo Partinë Socialiste. Në një intervistë për podkastin “Rishtazi”, në Maqedoninë e Veriut, kreu i qeverisë është pyetur nëse deklaratat e Spiropalit mund të ndikojnë në perceptimin e zhvillimeve politike në Shqipëri. Rama fillimisht ka shmangur komentet, duke argumentuar se nuk diskuton për çështjet e politikës së brendshme shqiptare në mediat e vendeve të tjera. Megjithatë, kryeministri është ndalur te pozicioni politik i Spiropalit, duke theksuar se ajo nuk është më e detyruar të ndjekë atë dhe Partinë Socialiste. I pyetur nëse deklaratat e saj mund të dëmtojnë atë që qeveria po bën, Rama...